Vedati: As edhe dy milionë euro nuk i dua, nëse nga këtu dal pa fytyrë e pa moral

Mbrëmjen e kaluar u mbajtë darka e të nominuarve në “Big Brother VIP Kosova”. Të nominuar janë Vedati, Atdheu, Blasta, Mbresa, Himena dhe Arta.

Vedati u është përgjigjur shumë pyetjeve interesante. “A nuk duhet edhe ti të ishe me familje afër, e jo të marrësh pjesë në debate për vaj dhe qumësht?”, ishte një nga pyetjet drejtuar Vedatit.

“Për tre ditë unë kam parë shumë sende tek Stresi që nuk më kanë pëlqyer. Me dashtë unë vetëm t’a qeli gropën edhe ti vet bien në të, por unë pata qejf me i’a bë me dije që nuk është mirë kjo gjë”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Ai madje është shprehur se Stresi e ka përdorur sëmundjen e ish gruas së tij.

“Për shembull Stresi ka thënë se unë kam ardhur këtu me u bashku me ish gruan e tij, e ka përmend një sëmundje, i uroj shërim të shpejtë, por unë ja kam thënë troç për para nëse kishte dashur me investua, nuk kishe pasur nevojë me hy këtu fare. Por, përdorimi i sëmundjeve të tilla, edhe nëse ke ardhur, ke mundur t’i ndihmosh jashtë me i ndihmua personi tënd jashtë je shumë më i fuqishëm se këtu”, ka shtuar ai./lajmi.net