Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris, që është medalja e parë për vitin 2023.
Krasniqi ishte thjesht e jashtëzakonshme në këtë turne, ku pas një ecuri fantastike në finale mposhti xhudisten hungareze Rekka Pupp deri në 52 kilogramë.
Distria e nisi për mrekulli duke fituar një pikë pas vetëm disa sekondave, e pastaj arriti ta ruajë këtë epërsi derisa mbaroi koha e rregullt për t’u shpallur fituese.
Kështu, Distria e nis për mrekulli këtë vit dhe shpresojmë ta vazhdojë edhe me medalje tjera, që do t’i ndihmojnë ta sigurojë sa më parë normën për Lojërat Olimpike të radhës.
Ecuria fantastike e kosovares në Paris
Në tapet Krasniqi shkëlqeu që prej fillimit të garave. Pikë së pari mposhti xhudisten spanjolle Marina Castello Diez në 1/8 e finales. Më pas në çerekfinale ia doli sukses që të mbizotëronte edhe ndaj mongolzezes Sosorbaram Lkhagvasuren.
Gjysmëfinalja nuk ishte aspak e lehtë për xhudisten kosovare. Ajo sfidoi Amandine Buchard, një xhudiste mjaft cilësore. Megjithatë, dueli për Krasniqin shkoi edhe më mirë seç pritej. Falë dy wazari arriti që të ngadhënjejë ndaj francezëve, që është edhe njëra prej xhudistëve më të mira në qarkullim.
Ndërsa, në finale kishte punë me Pupp, të cilën e mposhti pa asnjë problem.