




Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Xhafer Tahiri thotë se kryeministri Albin Kurti dhe vartësit e tij po luajnë lojë të pasinqertë me qytetarët e Kosovës.
Tahiri në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se qeveritarët në takime me ndërkombëtarët nuk shprehen kundër Asociacionit.





“Kurti dhe vartësit e vet po e luajnë një lojë të pasinqertë me qytetarët e Kosovës në raport me dialogun me Serbinë dhe për Asociacionin.
Në njërën anë në takime me ndërkombëtarët nuk shprehen kundër Asociacionit, sot ta zëmë në takim kanë qenë 4 përfaqësues të Kurtit”, tha ai,
Tutje, Tahiri tha se Kurti do të duhej sonte ta shkarkonte ministrin për Komunitete dhe kthim, Nenad Rashiqi, pasi kërkoi formimin e Asociacionit.
“Prandaj po them se është lojë e pasinqertë se janë pajtuar për të themeluar Asociacioni. Si munet Rashiq me kërku themelimin e Asociacioni e Kurti mos me kërku. Do të duhej sonte ta shkarkonte Rashiqin, pasi po kërkon një qëndrim që është i kundërt me atë të Kurtit.
Miqtë ndërkombëtarë kanë kuptuar këtë pa sinqeritet”, tha Tahiri.