




Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Xhaferi Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka nisur gabimisht dialogun me Serbinë, prandaj sipas tij më s’po flitet për njohje reciproke e as për njohje nga pesëshja e BE-së.
Po ashtu, Tahiri ka thënë se Kurti ka bërë lojë të pasinqertë deri tani për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.





“Në këtë proces dialogues që ka hyrë Kurti, nuk po fltiet më për njohje reciproke, e as për njohje nga pesë vendet e BE-së. Kjo për shkak të qasjes së gabuar të z. Kurti. Deri tani z. Kurti ka bërë një lojë të sinqertë, në njërën anë militantëve të vetë u ka thënë se nuk e bënë Asociacionin, në anën tjetër ka ndërmarrë të gjitha hapat për ta bërë këtë gjë”, ka thënë Tahiri në DPT te Fidani.
Deklaratën e Presidentes Osmani që e ka dhënë sot, ku thotë se “çdo gjë që vjen nga Amerika, është e mirë”, Tahiri e ka mirëpritur si një masë, siç ka thënë ai, ndaj anti-amerikanizmit.
“Mbjellja e ndjenjave anti-amerikane është gjëja më e shëmtuar që ka ndodhur në këtë vend”, ka deklaruar Tahiri.





Ai ka theksuar se LDK është e gatshme ta këshillojë Kurtin dhe të pranojë marrëveshje me Serbinë që e respektojnë rendin kushtetues dhe territorial të Kosovës si dhe që garantojnë njohje reciproke dhe integrime euro-atlantike. /GazetaExpress