Gazetarja Alisa Braho vlerëson se kryeministri Albin Kurti duhet të kërkoj garanci nëse arrihet marrëveshja për themelimin e Asociacionit, që serbët nuk do të kërkojnë më shumë se aq.
Duke folur në emisionin Pressing të T7, Braho ka pyetur se cilat janë garancitë nëse “këta tërbohen” si në Bosnjë.
“Qeveria Kurti mendoj që duhet të kërkoj menjëherë amendimimin e marrëveshjes, duke vendosur aty edhe garancitë ligjore domethënë. Pra, cilat janë garancitë ligjore në rast se kjo marrëveshje, e cila e njeh këtë Asociacion, nëse këta tërbohen mund të çmenden, dalin nga bashkësia, ngjashëm si në Bosnjë”, ka thënë gazetarja Braho.
Ajo ka thënë se po të ishte në vend të Kurtit do të kërkonte garancione të shkruara.
“Po të isha në vend të Kurtit, do të kërkoja garanci ligjore të shkruara në letër, që s’do të ketë asnjë lloj rrëshqitje asgjë më shumë se sa një bashkësi e komunave serbe”, ka shtuar ajo.
Për më shumë, sipas saj, Kosova nuk ka arsye që t’i diskutojë të drejtat e serbëve të Kosovës me presidentin serb, por me ata vetë.
“Kosova nuk ka pse të ulet të diskutoj për të drejtat e serbëve në veri me Vuçiqin, këto diskutohen me vetë ata”, ka thënë ajo.