Ai i sugjeroi kryeministrit të Kosovës të rezistojë e të mos bëjë lëshime ndaj Serbisë.
“Ne e kemi fituar lu ftën në vitin 99’ dhe unë u bëj thirrje atyre të qëndrojnë për të ruajtur dinjitetin e kombit të tyre sepse ka shumë filoserbë brenda. Gjithë çështja është se të rrahurit duan rrahësin shpesh, jo të gjithë, por ka nga ata që vuajnë psiqikisht,” – u shpreh Ngjela në një intervistë për Euronews Albania.
Avokati tha se e sheh rezistencën e qeverisë së Kosovës dhe nuk ka asgjë kundër.