




Këtë javë në emisionin Kojshia Show i ftuar ishte ish-sekretari i PDK’së, Adem Grabovci. Ai në këtë emision foli për gjendjen aktuale politike në vend, por edhe për zhvillimet e fundit brenda PDK’së.





Grabovci nuk la pa folur edhe për zërat e disa anëtarëve të PDK’së për rikthimin e Fatmir Limajt në këtë parti. I pyetur se a ka biseduar me Thaçin në Hagë për këtë temë, Grabovci tha se me ish-presidentin bisedojnë për të gjitha temat dhe sa i përket rikthimit të Limajt, ai thotë “kjo dihet”, shkruan Korrespodenti.
Për të dëgjuar deklaratën e plotë të Grabovcit, ndiqeni minutën e 31:00 të emisionit.