Këtë javë në emisionin Kojshia Show i ftuar ishte ish-sekretari i PDK’së, Adem Grabovci. Ai në këtë emision foli për gjendjen aktuale politike në vend, por edhe për zhvillimet e fundit brenda PDK’së.
Grabovci në këtë emision foli për përgjimet që ishin publikuar më parë, duke thënë se tani do të dalin disa të reja, të cilat do të jenë shumë të rënda, shkruan Korrespodenti.
“Tash nuk ka nevojë me u marrë me përgjime sepse ka mjaft argumente dhe po shihet para syve tanë se çka është duke ndodhur. Ndërsa përgjimet e reja janë të një niveli krejtësisht tjetër. Mund të konstatohen vepra të cilat janë të ndëshkueshme tepër rëndë me ligj, por fatkeqësisht ende nuk është thënë fjala e fundit”, tha Grabovci në këtë emision.
Për më shumë, ndiqeni minutën e 04:00 të emisionit.