




Në kohën kur presioni për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe po shtohet ditë e më shumë, tashmë një draft i këtij mekanizmi është hartuar si propozim. Një gjë të tillë e ka bërë Fondacioni për social demokraci Friedrich-Ebert-Stiftung që vepron edhe në Kosovë. Këtë draft Radio Televizioni Dukagjini e ka siguruar nga një përfaqësi diplomatike në Prishtinë.





Më poshtë gjeni të përkthyer Draft-Statutin
Në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, komunat në vazhdim (LISTA E KOMUNAVE) formojnë Asociacionin/Bashkësinë e Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është në shumicë.