Ish-kryetari i Prishtinë, Shpend Ahmeti ka thënë se opozita është obsesionu pas kryeministrit Albin Kurti.
Sipas Ahmetit, kjo ka ndodhur pasi që pas çdo marrëveshje, opozita sheh se çfarë dëmi mund të merr Kurti dhe jo Kosova.
“Opozita aq shumë janë obsesionu me Albin Kurti saqë marrëveshjen e shohin në prizmën se çfarë dëmi mund t’i bëjnë kryeministrit, se sa çfarë pëson Kosova.” – ka thënë Ahmeti në T7.
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, vazhdon të jetë një ndër temat kyçe.
Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka konfirmuar se më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.
Nga kjo ambasadë kanë treguar se kanë ftuar për takim liderë të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe diplomatë.
“Ne jemi duke ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi.” – kanë bërë të ditur nga ambasada.