Gazetarët kanë pasur rastin ta pyesin kryeministrin Kurti sot për zhvillimet e fundit. Por, ai është ankuar se po ia zënë rrugën.
Kryeministri Albin Kurti ka folur për takimin që e pati mbrëmë rreth mesnatës me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lacjak. Gazetarët u përpoqën të marrin një përgjigje për ngjarjet e javës së fundit që lidhën me dialogun me Serbinë, pasi ai nuk është deklaruar publikisht.
Megjithatë, Kryeministri nuk ishte i kënaqur që gazetarët po e prisnin para derës së një hapësire ku ai qëndroi sot.
“Së pari nuk është mirë që ma keni zënë kështu derën sepse nuk mund të kalojë…”, ka thënë fillimisht Kurti, duke vazhduar të deklarohet rreth takimit me Lajcakun.
Kurti foli edhe për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, që po kërkohet vazhdimisht implementimi i saj nga ShBa-ja dhe BE-ja.Ai u shpreh se një marrëveshje e tillë e nënshkruar para disa vjetëve nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.