




Sipas PrishtinaWeather ditëve në vazhdim parashihet mot i ftohtë dhe i vranët. Kohëpaskohe mundësi për reshje të dobëta bore.
27.01 – Ftohtë e kryesisht vranët. Herë pas here shkurtimisht priten edhe reshje të dobëta bore.
28.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.
29.01 – Ftohtë e me vransira.
30.01 – Ftohtë, kryesisht me vransira. DItën edhe intervale me diell.





Temperaturat në rënie. Minimalet zbresin edhe në -2 e -4C, e ato maksimale në 0C e 1C.
Të enjte frynë erë e lehtë dhe mesatare nga lindja e juglindja 6-12m/s, nga dita e premte verilindore, e në fundjavë e lehtë.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies, e në fundjavë në rritje.