




Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit serb për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe është “leva kryesore e fuqisë shkatërruese” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për portalin Vojvodina Autonomija, Rada Trajkoviq ka thënë se Vuçiq në vend të Perëndimit e ka kthyer Serbinë drejt Rusisë.





Fatkeqësisht, leva kryesore e fuqisë shkatërruese të Vuçiqit është Kisha Ortodokse Serbe, e cila së bashku me Kishën Ruse po destabilizojnë me sukses rajonin”, tha ajo.
Ajo akuzoi Patriarkun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, se i ka zbatuar urdhrat politike të Aleksandar Vuçiqit.
Rada Trajoviq ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës së fundmi janë ngritur nga “grupi mafioz i Milan Radojiçiqit”.