




Analisti i politikës, Valon Syla ka komentuar punësimin e vajzës së tezës së presidentes, Vjosa Osmani, Venera Çerkini si Drejtoreshë e Agjencionit për Zhvillim të Bujqësisë, institucion në kuadër të ministrisë që drejtohet nga Faton Peci.
Syla ka theksuar raportimin e Nacionale, ku tregonte se Çerkini nuk është vlerësuar si kompentet nga ambasada britaneze që monitoron proceset rekrutuese në pozita të larta.
Ai ka pyetur se a është punësim i saj nepotizë teksa ka pyetur se pse po injorohet skandali i ambasadorit Martin Berishaj.
“Kjo qeveri po hyn në baltë e Kosova ska me mujt me dalë prej lloçit e baglës edhe shumë vjet. Mos teze se nuk bohet kjo punë.” – ka shkruar ndër të tjera Syla në Facebook.
Shkrimi i tij:





Hajde lujna teze…
Tezakja, pra bash çika e tezës e ‘Presidentezes Vjosa’ është emëru me udhëheq fondin 69milionë euro të bujqësisë, në ministrinë e Pecit, ministrit të partisë së vet.
Ambasada britaneze këtë tezakën e kish vlerësu jokompetente dhe joprofesionale dhe s’i ka jepë poena.
A i thojnë kësaj pune nepotizem? A i thonë sjellje korruptive? Pse po e injorojojmë aferën e Martin milionerit? Kjo qeveri po hyn në baltë e Kosova ska me mujt me dalë prej lloçit e baglës edhe shumë vjet. Mos teze se nuk bohet kjo punë.