




Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka thënë se nuk e njeh personalisht kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.
Berishaj thotë se kurrë nuk ka pasur kontakt me kreun e ekzekutivit slloven, teksa iu ka përgjigjur akuzave për një skandal financiar.





“Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, z. Robert Golob nuk e njoh, kurre nuk e kam takuar në jetën time dhe nuk kam qenë kurrë në kontakt me të, kështu që pavarësisht asaj se sa herë do ta ricikloni lajmin e rrejshëm, ai vetem lajm i rrejshëm mbetet”, ka shkruar Berisha.
Për Berishajn është raportuar në mediat sllovene se ka qenë i përfshirë në një skandal të madh financiar, ku thuhet se Berishaj ka pranuar mjete financiare nga kompania energjetike “GEN” në Beograd.
Opozita në Kosovë ka kërkuar shkarkimin e tij, por presidentja Vjosa Osmani dhe Qeveria e Albin Kurtit i kanë dalë në mbrojtje Martin Berishajt.