Bërnabiq për dialogun Kosovë – Serbi: Atmosfera është serioze, na presin ditë të vështira

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i ka paralajmëruar serbët për ditë të vështira, pasi tha se atmosfera është “jashtëzakonisht serioze, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi”.

“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, ka thënë Bërnabiq për TV Pink, raportojnë mediat serbe.

Sipas saj, Serbia që nga Lufta e Dytë Botërore nuk ka qenë në situatë më të vështirë, duke shtuar se presionet “po bëhen gjithnjë e më të forta”.

Ajo fajësoi opozitën në Beograd për këtë, ndërsa përsëriti se interesat e Serbisë dëmtohen nëse do t’i vendosin sanksione Rusisë.