Shumë afaristë i bashkohen fondacionit të Behgjet Pacollit për të ndihmuar familjet e prekura nga vërshimet

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka njoftuar për hapjen e një fondacioni pas vërshimeve që ndodhën ditëve të fundit në disa komuna të Kosovës.

Ende pa u bërë 24 orë nga thirrja e Pacollit për të kontribuar në këtë fondacion, tashmë shumë afaristë e biznesmen, por edhe qytetarë i janë bashkuar kësaj thirrje duke kontribuar me mjete financiare.

Kësaj thirrje i janë bashkuar tashmë edhe Lazim Destani me familjen e tij dhe Rezmi Ejupi, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës që kanë marrë nga Pacolli.
Fondacioni ka për qëllim të ndihmojë familjet e prekura nga vërshrshimet të cilat kanë shkaktuar shumë dëme materiale në disa komuna të vendit.

Shkrimi i plotë i Pacollit:

Të dashur miq, të dashur njerëz të vullnetit të mirë,

Jam jashtëzakonisht i shqetësuar (dhe mëse i bindur po ashtu që edhe ju jeni të shqetësuar) për pasojat e vërshimeve që ndodhën në orët e fundit në Kosovë. Por nga ana tjetër jemi të lehtësuar dhe falenderojmë Zotin e madherishëm që dëmet u limituan vetëm në ato materiale dhe jo në humbje jetësh.

Kur flasim për dëmet, ato janë të mëdha… vërshimet u morën shumë familjeve çdo gjë që patën.

Në këtë situatë, duhet të ndihmojmë!

U bëj ftesë të gjithë miqve të mi nga komuniteti i biznesit

… atyre që kanë mundësi dhe

… njerëzve të vullnetit të mirë,

kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata pa marrë parasysh me çfarë shume, të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë.

Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaçme bankare me numrin:

XK051401000000912949

Swift: EKOMXKPR XXX

me emërtimin: “Vërshimet e Janarit 23″

Në këtë kontekst, bëj thirrje edhe njëherë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, miqtë e mi nga sfera e biznesit nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora që të bëhemi bashkë dhe tu dalim në ndihmë njerëzve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë.

Për informata dhe paralajmerime të donacioneve të juaja është aktivizu nr i Ëhatsapp dhe Viber +38344183582

Një komision i posaçem do të menaxhoj me shumë kujdes dhe vemendje procesin e ndihmave tona!

Donacionet nuk do të mbesin anonime!