




Luiz Ejlli po tregon se ruan emocione të forta për Kiara Titon. Që më 24 dhjetor të vitit 2022 kur filloi edicioni i dytë i “Big Brother VIP2”, Luiz Ejlli nuk është ndalur në asnjë moment duke i shprehur pëlqimin asaj.
Raporti i tyre ka pasur ulje e ngritje, por moderatorja vendosi që t’i jepte një shans të dytë. Madje këngëtari i ka premtuar se do të sillet mirë, pa fyerje dhe ofendime.





Ndërkohë gjatë një bisede me banorët, këngëtari i njohur është shprehur se vetëm një femër mund ta ndalonte atë.
“Veç po u hap ajo derë dhe hy një femër, vetëm një femër mund të më ndalë mua që mos të merrem me Kiarën”, tha Luizi. Teksa Olta e pyet: “Kush?”
Luizi përgjigjet direkt: Veç po hyri nëna, se thotë lëre se flas vetë me të.