




Sot në ditën kur po mbushen 17 vjet nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova janë publikuar pamje të presidentit si dhe rrëfimi i nënës së tij, Sofë Rugova e edhe fjalimi i familjarit të ngushtë të tij, Rrustem Rugova.
Në rrëfimin e vetëm të dokumentuar të Nënës Sofë, i cili u xhirua nga Adnan Merovci më 1993, ajo dëgjohet teksa rrëfehet për dashurinë e Rugovës për libra, si dhe arrestimin e tij nga policët serbë.





Në këto pjesë të papublikuara më parë të rrëfimit të saj ajo shpjegon në detaje momentin e arrestimit të djalit të saj, Ibrahim Rugovës nga dy policë serbë.
Këto detaje të cilat ajo i shpalos në këtë rrëfim të rrallë për Ibrahim Rugovën, mund t’i dëgjoni në videon më poshtë në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” :