




Ditët po fluturojnë dhe në shtëpinë e Big Brother Vip Albania duket se janë krijuar dy grupime. Të paktën ashtu perceptohet në syrin e atyre që e shohin nga jashtë.
Sipas opinionistëve shtëpia është ndarë në dy grupe, mes Luizit dhe Oltës.
Disa prej banorëve rrëfyen në dhomën e rrëfimit, që ata janë të ndarë, dukë përmendur edhe emra. Ndonëse disa prej banorëve e pranuan që janë të ndarë në dy grupe, kishte të tjerë që nuk e pranuan këtë ndasi.
Amos, Luizi, Kiara dhe Armaldo u shprehën se ata nuk i përkasin asnjë grupi.





Amos: Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi. Kaloj mirë me të gjithë në këtë shtëpi dhe e konsideroj veten si elektron i lirë deri, në fund. Fakti që debatoj me Oltën apo Kristin, nuk do të thotë që jam pjesë e një grupi.
Zhaklin: Perceptimi që unë marr nga jashtë është që Nita, Diola dhe Armalkdo nuk janë pjesë e asnjë grupi. Ndërsa ti, më je dukur gjithmonë i afërt me Oltën. Dhe nuk don ta tradhëtosh atë në lojë, pasi e ke shoqe dhe don t’i qëndrosh besnike asaj.
Kristi: Kam kuptuar që grupet këtu nuk krijon për interesa të përbashkta, por për atak personal. Pr,a për të sulmuar njerëz të tjetë.
Tea: Jam dakord me Kristin dhe ka shumë të drejtë. /Gazeta Express