Paga mesatare mujore zvicerane në vitin 2022 ishte rreth 6700 franga, që do të thotë se 50 për qind e popullsisë fiton më shumë dhe 50 për qind më pak.
Gjithashtu, një pagë mesatare nuk tregon në të vërtetë se sa prej saj shkon drejt kostove fikse, si taksat, sigurimet shoqërore, qiraja (ose hipoteka), sigurimi shëndetësor dhe shërbimet komunale.
Në të njëjtën mënyrë, nuk tregon se sa nga të ardhurat fillestare janë të disponueshme, domethënë lihen për t’u shpenzuar pasi të paguhen të gjitha tarifat, shkruan The Local.