Pas vërshimeve në disa zona të Kosovës shumë shtëpi banimi dhe biznese janë dëmtuar, shkruan Periskopi.
Kryetari i AKR- së Behgjet Pacolli ka njoftuar se për të ju dalur në ndihmë qytetarëve që janë prekur nga vërshimet ka aktivizuar fondacionin e tij.
“Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaqme bankare me nr:
XK 1401000000912949
me emërtimin
“Vërshimet e Janarit 23″”, ka shkruar Pacolli.
Tutje ai iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi që të ndihmojnë këto ditë të vështira.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq,
Të dashur njerëz të vullnetit të mirë,
Jam jashtëzakonisht i shqetësuar ( jam mëse i bindur poashtu që edhe ju jeni të shqetësuar) për pasojat e vërshimeve që ndodhën në orët e fundit në Kosovë.
Por nga ana tjetër jemi të lehtësuar dhe falenderojmë Zotin e madherishem që dëmet u limituan vetëm në dame materiale dhe jo nē humbje jetësh.
Kur flasim për dëmet, ato janë të mëdha… vërshimet u morën shumë familjeve çdo gjë që patën.
Në këtë situatë, duhet të ndihmojmë!
U bëj ftesë
…të gjithë miqve të mi nga komuniteti i biznesit,
…atyre që kanë mundësi dhe
…njerëzve të vullnetit të mirë,
kushdo qofshin dhe kudo qofshin ata pa marrë parasysh me çfar shume,
të ndihmojnë në këtë situatë të vështirë.
Fondacioni “Behgjet Pacolli” është aktivizuar menjëherë dhe ka vu në dispozicion llogarinë e posaqme bankare me nr:
XK 1401000000912949
me emërtimin
“Vërshimet e Janarit 23″
Në këtë kontekst, bëj thirrje edhe njëherë tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, miqt e mi nga sfera e biznesit nga Kosova, Shqiperia dhe Diaspora që të bëhemi bashk dhe tu dalim në ndihmë njerëzve që sot më shumë se kurrë kanë nevojë.
Për informata dhe paralajmerime të donacioneve të juaja është aktivizu nr i Watsap dhe Viber
+38344183582
Nje komision i posaqem do te menaxhoj me shume kujdes dhe vemendje procesin e ndihmave tona!
Donacionet nuk do te mbesin anonume!