




Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, ka kritikuar kryeministrin Kurti rreth vërshimeve që kanë ndodhur ditën e enjte në disa komuna të Kosovës.
Musliu Shoshi thotë se Kurti po luan me ndjenjat e qytetarëve, duke mos zgjatur dorën e ndihmës e bashkëpunit.
Postimi i plotë:





Kosova ka një Kryeministër që edhe në fatkeqësi natyrore ofendon e nuk e zgjatë dorën e ndihmës e bashkëpunimit. Luan me ndjenjat e qytetarëve që tashmë shumë prej tyre janë edhe pa strehë e me shumë dëme materiale.
S’të ka mbet tjetër Albin, veç me mallku edhe diellin që ka rrezu që 20 vjet!