




Analisti Ilir Mirena, ka pasur kritika për mënyrën se si u reagua dje kur po raportohej për vërshime në disa pjesë të vendit.
Sipas Mirenës, meqenësë FSK është e specializuar për këto situata, ata do të duhej që dje të dilnin në terren e të ndihmonin qytetarët.
Mirena thotë se sot ka parë fotografi të ushtarëve të FSK-së me kryeministrin, e kjo ja kujtoi se dje kur ishte situata kaotike në vend, nuk i pa askund.
Mirena tha se veq mbrëmë natën i ka parë forcat e FSK-së.
Statusi i plotë i Mirenës:





“Ne mbramje dikah e kam pa, ama ku ishte FSK’ja dje tane diten kur po raportohej per vershime te medha ne Skenderaj, Mitrovice e Istog?
A nuk eshte FSK e specializume bash per keso situatash?
I pash sot tuj ba poza me kryeministrin, per ata me kujtu mungesa e tyre dje, kur situata ishte shume emergjente…”