Avokat Spartak Ngjela komentoi në një lidhje të drejpërdrejtë me ABC, deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim për emisionin Real Story, se ka politikanë që nuk i zë gjumi pasi i frikësohen shpalljes non non grata apo të shkojnë në burg.
Ashtu si ambasadorja Kim, Ngjela tha se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, por shprehu besimin se goditja finale do të ndodhë brenda muajit shkurt.
“ Për reformën ambasadorja ka të drejtë po ecën, nuk është e lehtë sa do jetë i aftë SPAK këtë duhet ta provojë. Por edhe goditja e lartë nuk është aq e lehtë sa mendohet jo në funksion të frikës por për mbledhjen e provave dhe për gjetjen e gjykatës ka shumë vështirësi që unë i njoh. Ne e kemi domosdoshmëri reformën në drejtësi. Reforma e dha rezultatin e vet me formimin e SPAK, tani rezultat duhet të ketë nga SPAK në goditjen e korrupsionit. Kam shpresë së do fillojë goditja finale.
Flas që nga sot e deri nga 15-20 shkurti duhet të ketë. Kam parë impenjim të mbledhjes së fakteve, dosjeve. Parashikimet janë logjike. Si rregull pasi nis një cështje penale, kam përshtypjen që deri nga brenda shkurtit duhet të kemi raste të arresteve të larta të cështjeve penale. Deri te akti i marrjes të pandehur do një muaj kohë.
Është pozicion proceduarial i domosdoshëm. Nis cështja më pas shihet, ka arsye apo fakte, indicie që të nisë cështja. Kaq është koha. Ne duhet të presim fundin e janarit dhe 20 ditëshin e parë të shkurtit.” u shpreh Ngjela./abcnews.al