Blendi Fevziu është pa diskutim një prej personaliteteve më të njohura në Shqipëri, jo vetëm për karrierën e tij të gjatë, por edhe për mendimet dhe përsiatjet që ndan herë pas here me publikun.
I ftuar në “Të Paekspozuarit”, Blendi foli për fenomenin “Big Brother VIP Albania” dhe arsyet që sipas tij ndikojnë në fiksimin tonë për të, apo për formate të ngjashme.
Gazetari dhe shkrimtari theksoi se nuk e sheh “Big Brother”, madje nuk e njeh fare si koncept, pasi nuk e ka parë kurrë dhe as nuk e di si funksionon. Kur ka kohë të lirë, Blendi tha se lexon libra, udhëton, apo sheh ndonjë dokumentar, por ama, ka një mendim se pse shqiptarët janë përfshirë në një “histeri” të madhe për këtë format.
“Ne kemi një problem tjetër që është më i madh, pasi edhe në botë ka pasur momente të tilla, me formate të ngjashme që janë kalimtare. Problemi më i madh që kemi ne sot, 33 vite pas rrëzimit të komunizmit është keqkuptimi i madh që kemi në raport me arsimin”, thotë Blendi.