Stresi nuk ka ngurruar ta përmendë Kejsin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Teksa fliste me Artën në oborrin e shtëpisë, reperi tha se ish-bashkëshortja e tij e fotografonte sa ishte në gjumë dhe për këtë fakt ai bezdisej shumë.
Ai ka thënë se fotot në thelb i ka qejf (normal që i pëlqejnë se është artist dhe do të jetë në qendër të vëmendjes), por fotot në gjumë ishin pak të bezdishme.
Tutje, ai ka deklaruar shpesh herë se e pret Keisin të hyjë në BBV dhe ta surprizoj, por mbetet të shihet se a do të marr këtë hap Keisi.