




Mbrëmë u bë e ditur se seanca e radhës përgatitore për rastin e krerëve të UÇK-së, do të mbahet më 17 shkurt. Kjo pikërisht me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Por, ky vendim u ndryshua pas reagimeve të shumta nga opinioni publik në Kosovë.
Për ndryshimin e datës njoftoi vetë Gjykata Speciale.





Konferenca Përgatitore të Prokurorit të Specializuar në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit do të mbahet me 15 shkurt 2023 në ora 09:30.
Dje u vendos që gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së të fillojë me 21 mars.
“Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, ka thënë mbrëmë Charles Smith, kryetar i trupit gjykues.