




Gjatë Prime-it t fundit të “Big Brother Vip” deklarata e Efi Dhedhes se ka dëshirë të largohet nga shtëpia habiti jo pak, megjithatë gjithçka u kalua dhe nuk u përmend më. Por, Efi nuk paska qenë e vetmja që ka shprehur dëshirën për të dalë.
Edhe Tea pas Prime-it të së martës, ka kërkuar të largohet. Këtë e zbuloi vetë Tea në një bisedë të fundit me Efin dhe Ronaldon, i cili e pyeti nëse vërtet donte të dilte.





Përgjigja e Teas ishte një “PO” e prerë.
Kujtojmë se mbrëmjen e së martës Luizi dhe Tea kanë debatuar së fundmi për buxhetin e javës. Luizi kërkoi që të mos përfshihej në buxhetin e kësaj jave, pasi me ato para donte t’i blinte një dhuratë Kiarës, meqë ka ditëlindjen.
Por Tea, duke e ditur këtë kërkesë të Luizit, ajo e futi atë në listën e buxhetit. Këtu nisi debati në shtëpi, ku Tea tha se Luizi merr nga ushqimet e banorëve, ndaj është e padrejtë të mos përfshihet në buxhet.