Deputeti i VV’së, Haki Abazi lidhur me tërheqjen e trustit ka mbështetur fjalimin e kolegut Eman Rrahmani i cili përpos që u distancua nga fjalimi i Armend Mujës kundër trustit, doli me një propozim se si gjitha partitë do e përkrahnin tërheqjen, transmeton Periskopi.
‘’E tmerrshme. Nuk e di ku e gjejnë energjinë deputet me thënë qytetarët s’kanë sigurim shëndetësor. A po dojnëme me thellu thellu fukarallëkun apo me gjetë zgjidhje për me përballu krizën. Ish dashtë kjo punë me u bë brenda diskutimeve që nuk e rëndojnë më tutje qytetarin, duke u mundur e u bë ne shpirtgjërë. Kjo kauzë kërkon një zgjidhje adekuate. Sot kishim një fjalim të Rrahmanit që nxjerr në pah mundësinë e largimit të këtyre hipokrizive mbi të cilat krijohen këto kauza.’’, tha Haki Abazi.
‘’Ka trysni të jashtëzakonshme për këtë cështje. Ka modele të sukseshme në botë si mund të lejohet kjo. Për t’i shkurtu këto ide të fyerjeve mendoj që duhet të fokusohemi te modeli i zgjidhjes për të dalë nga ky rreth vicioz se shumë lehtë është me pasë syrin te paret e grumbulluara por vështirë koncept zhvillimor. Propozimi im është që nëse ia doni të mirën qytetarit të tërhiqeni për t’u bërë bashkë gjitha GP me zgjidhje. Çështje e një debati ku duhet të thirren edhe ekspertët’’
‘’Kemi një nismë të mbarë, dhe besoj që hapësira për një model të suksesshëm për ta bërë qytetarin në linjë të drejtpërdrejt me institucionin. Ta shqyrtojmë mundësinë që të ulemi e të shohim si të dalim’’./PERISKOPI/