




Gazetari Valon Syla derisa po debatonte për kuadrin e Lëvizjen Vetëvendosje, ka ofenduar kreun e PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili dikur ishte pjesë e partisë së Albin Kurtit.
Duke treguar se si është formuar lëvizja Vetëvendosje, Syla tha se Kurti e kishte gjetur Molliqajn në fermën e tij, në Deçan. Sipas Sylës, Molliqaj ka pasur një fermë me lopë dhe Kurti e kishte marrë në Vetëvendosje duke i dhënë disa libra për t’i lexuar.





“Dardan Mulliqaj është e vërtet e ka gjetur në Deçan. Ai e ka pasur një fermë me lopë Kurti ja ka jep do libra e ka pru në Vetëvendosje. Po e marrë si kuadër që e ka sjell Albin Kurti që e ka ngritur në kuptimin pozitiv”, tha Syla në Pressing.
Ndaj kësaj deklarata, gazetari Kërquku i ka reaguar Sylës duke i thënë që të mos ofendoj. Syla u përgjigj duke thënë se e kishte në aspektin pozitiv pasi nuk është në natyrën e tij të ofendoj.