




Nexhmedin Spahiu, analist, ka shkruar një status në të cilin ka komentuar një intervistë të Rexhep Qosjes, shkrimtarit të njohur shqiptar.
Z. Spahiu, me një gjuhë të ashpër, e ka cilësuar z. Qosjen si gënjështar. Madje, për Spahiun Qosja po gënjen në mënyrë të paskrupullt.





E gjithë kjo gjuhë e ashpër e z. Spahiut vjen për shkak të një deklarimi të Qosjes rreth Edi Ramës, kryeminsitër i Shqipërisë. Në shkrimin e tij, Spahiu përmend edhe moshën e shtyrë të Qosjes e duke e akuzuar se po i vardiset Ramës.
“Shihni se si gënjen paskrupullt 87 vjeçari Rexhep Qosja duke iu vardisur Edi Ramës . Thotë se asnjë shqiptar para Edi Ramës nuk ka folur në Beograd për pavarësinë e Kosovës etj!!!!” – theksoi ai.