Rrahmani i VV’së distancohet nga fjalimi i Armend Mujës për Trustin, del me një propozim

Deputeti i VV’së, Eman Rrahmani është distancuar nga fjalimi kundërshtues i Armend Mujës për Trusin, raporton Periskopi.

‘’Unë distancohem nga fjalimi i Mujës . Është temë ku qytetarët kanë interes për të diskutu dhe parë të vërtetën nga mundësitë ku mundemi me nxjerr diçka. Unë si deputet kam votu kundër, mendoj që ka qenë diskriminuese për shkak se për ato mjete paguajnë ata që nuk kanë votu atëherë. Si deputet nuk kam pranu atëherë. Sot kjo iniciativë është më ndryshe por prap jo e duhura duhet me gjetë një zgjidhje që nuk dëmtohet as kontributdhënësi. Nuk është korrekte të kërkojmë që sot të tërheqim mjetet ku qytetarët dalin në pension, por janë disa mënyra se si vendet tjera e kanë rregullu këtë çështje. Nëse ulemi, mundemi me gjet një zgjidhje të përshtatshme’’, tha ai.

”Unë propozoj që nëse tërhiqet 30%, ato të kthehen nga vet kontibutdhënësit për një periduhë 10 vjeçare. Kjo iu mundëson të tërheqin ato mjete, por edhe të marrin pensionin e plotë./PERISKOPI/