Pa fjalë, Hoti reagon me veprim simbolik ndaj planeve për atentat ndaj tij dhe Abdixhikut

Emri i ish-kryeministrit dhe deputetit aktual të LDK-së, Avdullah Hotit është në listën për atentat bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku dhe deputetët Armend Zemaj dhe Arben Gashi. Gazeta Express raportoi sonte me burime lidhur me informacionet që LDK kishte marrë nga shërbimet partnere për përgatitjen e një atentati ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Pa fjalë, Hoti ka reaguar për herë të parë pas raportimeve për planifikimin e këtij atentati.

Ai ka ndryshuar fotografinë e kopertinës në faqen e tij në Facebook, duke e vendosur logon e LDK-së, parti së cilës i përket nga fillimi i karrierës së tij politike.