Ministri i Financave, Hekuran Murati në fjalën e tij në Kuvend ka kundërshtuar nismën për tërheqjen e 30 % të mjeteve nga Trusti.
Ai ka thënë se përmes kësaj nisme po synohet shkatërrimi i sistemit pensional që e ka Kosova dhe thotë se ky është qëllimi i opoziës.
Tutje Murati ka thënë se një sistem pensional që e kishte pasur Kosova e shkatërroi Serbia duke i marrë fondet dhe thotë se tashmë edhe opozita po synon që ta shkatërrojë systemin aktual pensional,
“Me këtë nismë po synohet shkatërrimi i një sistemi pensional. Kjo tashmë edhe është thënë nga deputetë të opozitës. Synimi është që të merren këto 30 % , pastaj edhe 30 të tjera dhe të shkatërrohet ky sistem, e pastaj të kontribuojnë gjeneratat për gjeneratë. Ne e kemi pas një sistem pensional që na e ka shkatërru Serbia e na ka marrë fondet, tash edhe opozita po don me e shkatërru, ky është synimi.”, ka deklaruar Murati./Express/