




Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi janë pozicionuar kundër vullnetit të qytetarëve. Krasniqi thotë se disa prej LVV kanë tërhequr kursimet e tyre. Ajo tutje thotë se opozita është kundër shtetit, ndërsa pushteti kundër popullit, derisa pyet se kënd po e përfaqësojnë.





“Në opozitë kundër shtetit. Në pushtet kundër popullit. Kjo është e vërteta e Lëvizjes Vetëvendosje! Në mesin e deputetëve nga radhët e partisë në pushtet që janë pozicionuar kundër vullnetit të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, ka të atillë që në të kaluaren kanë tërhequr kursimet e tyre, derisa ka edhe të atillë që funksioni i deputetit ka qenë puna e tyre e parë dhe i kanë të pamjaftueshme kursimet e grumbulluara për këto dy vite. Kënd po e përfaqësoni?”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë: