I vetmuar, në fund të sallës: Vuçiq i ulur larg të tjerëve në takimin për Ballkanin Perëndimor, ku pjesëmarrës ishte edhe Kurti

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ul i vetëm dhe i ndarë nga të gjithë liderët në panelin për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në panel ishin të pranishëm liderë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Për momentin nuk dihet se si ka ardhur deri te ky rregullim i ndenjëseve, nëse presidenti serb ka dashur të veçohet vetë, apo ka mbetur pa karrige në rreshtin ku janë të gjithë të tjerët.
Në foto shfaqen i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, kryeministri shqiptar Edi Rama, kryeministri maqedonas Stevo Pendarovski.