Serbia vazhdon të provokojë situatën në Kosovë me veprimet e saja dhe kërcënimet për Iuftë.
Së fundmi fqiu verior ka vendosur 48 baza operuese ofensive, nga to 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës.
Për këto baza ushtarake kishte folur muaj më parë edhe vetë kryeministri Albin Kurti.
Kurti kishte vënë theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë.
“Ministri i Mbrojtjes së Rusisë ka një seli brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë”, kishte thënë Kurti, duke shtuar se ka rreziqe për tensionim të situatës në Ballkan.
“Serbia ka lidhje të ngushta me Kremlinin, në njërën anë kulturore e historike, e tjetrën ushtarake e ekonomike”, tha kryeministri.
E së fundmi në Twitter janë publikuar dokumente ku shihet saktësisht vendndodhja e 48 bazave operuese ofensive të vendosura nga Serbia afër kufirit me Kosovën.
Publikimin e tyre e ka bërë analisti boshnjak Jasmin Mujanoviq. Ai ka thënë se ka pranuar një sërë dokumentesh ku përshkruhet në detaje prania e Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë.
“Kam marrë një sërë dokumentesh që ofrojnë një përshkrim të detajuar të pranisë së Rusisë në arkitekturën politike/sigurie të Serbisë, pretendimet e Rusisë duke trajnuar forcat speciale në SRB por edhe entitetin RS të BiH + vendndodhjet e dhjetëra objekteve ushtarake serbe përgjatë kufirit të Kosovës”, shkruan Mujanoviq.
Ndryshe kryeministri Albin Kurti së dje në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” ka deklaruar presidentin rus, Vladimir Putinin e pengon suksesi i Kosovës.
Serbia vendosi 48 baza operuese ofensive në kufiri me Kosovën, Ibishi i sheh si kërcenim real për vendin
Ai është shprehur se Putini është i fiksuar pas Kosovës.
“Për të pasur paqe afatgjatë, siguri dhe stabilitet rajonal, Serbia duhet të distancohet dy herë: nga e kaluara e Millosheviqit dhe tani nga Putini. Sepse Serbia po i afrohet gjithnjë e më shumë Rusisë. Putin dëshiron të nxisë konfliktin me Kosovën.”, ka thënë Kurti.