




Kryeministri Albin Kurti në Davos të Zvicrës është takuar me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, Khalid Al-Falih.
Ai tha se me të ka folur për investime në disa fusha, derisa shtoi se mezi e pret për vizitë në Kosovë.





“Me ministrin e Investimeve, Khalid Al-Falih, ne ndamë vizionin tonë për një tranzicion të energjisë së gjelbër, investime në infrastrukturë dhe turizëm. Mezi presim ta mirëpresim së shpejti në Kosovë. Gjithashtu shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Arabisë Saudite ndër vite”.
Kurti ka udhëtuar për në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ZKM ka njoftuar se në ditën e parë të qëndrimit të Kurtit atje, ai do të flasë në Samitin e Investitorëve në Cyrih, të organizuar nga Qeveria e Kosovës.