Kosovarja fiton bursë në një nga universitetet më të mira në botë, do të studiojë neuroshkencë

Kosovarja Laura Dragusha do të vazhdojë studimet në një prej universiteteve më të mira në botë, në Yale University të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Dragusha ka pranuar bursë të plotë për të studiuar neuroshkencë në universitetin prestigjioz.

“Ky sukses i jashtëzakonshëm i Laurës para së gjithash është rezultat i potencialit të saj intelektual, sukseseve të saj dhe aktivitetit të pashoq në të mirë të komunitetit përgjatë shkollimit si dhe punës së saj të palodhshme drejt arritjes së majave të suksesit” – thuhet në një njoftim të Institutit ‘Atomi’.

Laura Dragusha ka përfunduar shkollimin e mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë dhe në vitin 2021 ka qenë kryetare e nxënësve në këtë shkollë.