Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, tha se Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe i ka bërë thirrje çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombetar që ta njeh Kosovën.
Torres tha se e shqetëson fakti se Perëndimi ka shkuar shumë larg në përkëdheljen e Serbisë.
“Unë shërbej me krenari si kryesues i Komitetit për shqiptarë në Kosngresin e SHBA-ve dhe mbaj me nder Rolin e Eliot Engel, kampionit historik të komunitetit shqiptar në Kongresin e SHBA-ve. Para pak muajsh une ish në Kosovë se bashku me Hari Bajraktarin për të përcjellë mesazhin se SHBA- të qëndrojn pa mëdyshje me popullin e Kosovës. Kosova është një ndër demokracitë më të fuqishme në botë dhe unë ju bëje thirrje çdo vendi në botë, çdo vendi në NATO dhe çdo vendi në komunitetin ndërkombëtar që ta njeh Kosovën demokratike”, ka deklaruar ai.