Ish-kryeministri slloven, Janez Jansha ka reaguar përsëri për skandalin financiar ku është i përfshirë ambasadori kosovar në Kroaci, Martin Berishaj. Ai ka kritikuar parlamentin slloven lidhur me këtë aferë.
Jansha përmes një cicërimë në Tëitter ka kërkuar komision hetimor rreth dyshimeve për korrupsion të lidhur me kompaninë energjetike GEN-i.
Në postimin e tij, Jansha ka ndarë titujt për skandalin financiar të bashkëngjitur me fotografitë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Sllovenisë, Robert Golob.
“Me sa duket, të gjitha parlamentet në Ballkan do të krijojnë komisione hetimore për korrupsion të dyshuar në lidhje me #GENi më shpejt se ai slloven. Prej majit kot presim 3 firmat e premtuara nga koalicioni Nova Slovenija”, tha ai.
Kujtojmë se mediat sllovene raportuan se në këtë skandal është i përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti, pasi dyshohet se Berishaj e ka financuar gjatë fushatës zgjedhore.