




Vëllai i banorit të Big Brother Vip Kosova, Andi Artani, Beni, të dielën ishte i ftuar në Big Talk ku foli për performancën e tij brenda shtëpisë i pyetur lidhur me akuzat e ish- partneres së Andit se ai ka më shumë hormone femërore, Beni tha se janë akuza të pabaza.





“Ajo është akuzë që kur nuk ki ku të kapesh për diçka tani tingëllon si më të prek, mua më është dukur kot, edhe kur e kam parë, kom mendu veç lëshoje teposhtë”, tha Beni lidhur me kete deklarate te Jasmines.
“E kemi ndjekë vazhdimisht edhe brenda çka po flitet edhe Andi që e prek atë temë, m’doket që donë me shti me fol pak edhe për atë eksperiencën që ka pasur, nuk e di kush saktë.
A Arta m’duket edhe ky pa marr parasysh a është eksperiencë e mirë,a e keqe është në të kaluarën, unë për vete sikur të mund t’ia jepja një këshillë, do e këshilloja që të mos flas për atë pjesë fare”, shtoi ai.
Shiko videon: