Kështu thotë veprimtari i LDK-së Halil Geci, i cili shton se Serbia për t’i ikur projektit franko-gjerman, i cili projekt e largon Kosovën nga “bosnjëzimi” po kurdisë kurthe dhe skenare që bisedimet të shtyhen për një kohë më të volitshme.
Ai pohon se, arsyja pse shqiptarët duhet të jenë të kujdesshëm për t’i ikur provokimeve dhe skenarëve të Serbisë, është se projekti franko-gjermanë po i troket në derë Serbisë, projekt ky i cili ia ka mbyllur Serbisë sokakun për ikje!
“Serbia e zën ngushtë nga projekti franko-gjerman në një anë, e në tjetër anë mbështetja e parezervë e Sërbisë pro pushtusit rusë e ka nxjerur Serbinë në një situatë të palakmushme, e cila po mundohet të bënë leqe duke kurdisur skenar të tilla me qëllimin e vetëm që të shtyhet dialogu e të lihet për një moment tjetër të favorshëm për Serbinë! Për t’u fshehur pas skenarit të bllokadave në veri Serbia kurdis skenare edhe në jugë, kinse nuk kemi synim territoresh, por e kemi në rrezik minoritetin serbë, si në jugë, si në veri nga shqiptarët dhe institucionet që udhëheqin Vjosa dhe Albini.
Projekti i nisur nga francezët dhe gjermanët kërkon zgjedhje të shpejt, projekt ky i cili mbështetet nga më të fortit e planetit NATO-ja, Amerika dhe Bashkimi Evropian duke e nxjerr Serbinë lakuriq, e kanë sjellur në atë situatë, merr ose le”, thotë Geci për Bota sot.
Ai pyet se a po do luftë apo paqe, a po do Evropë e Amerikë, ose Rusi.
“Serbia është e njohur për propogandë dhe skenare të tilla! A ju kujtohet motoja e Vuçiqit dhe Millosheviqit aty ku është një serb aty është Serbi. A ju kujtohen skenaret e para luftes në Kosovë, thyrjeve të gurve të varrezave serbe, i thenin vet e ua veshnin shqiptarëve! A ju kujtohet rasti i serbit nga Gjilani kur ia futë në b… veti shishen e qelqit dhe thonte se ma kanë bërë shqiptarët! A ju kujtohet rasti PANDA në Pejë kur policia serbe i vret të rinjt serbë në kafene dhe ua vishën shqiptarëve, dhe në emër të inskenimeve të tilla bënin masakra!
A ju kujtohet rasti i TRENIT që u nis nga Beogradi për në Mitrovicë! Nga pas lufta Serbia ka kurdisur shumë inskenime të tilla, si ajo djegia e Kishave nga i cili inskenim janë ra pre shqiptarët, nga ai moment Serbia kërkon nga KFORI kthimin e 1000 forcave ushtarake kinse për t’i ruajtur manastiret e tyre”, thotë Geci.
Ai tutje shprehet se, vrasjet e shqiptarëve në veri janë bë me qëllimin e vetëm që të pastrohet ajo pjesë nga shqiptarët e që Trepça dhe Ujmani janë synim i gravitjes.
“Kjo po ndodhë në sy të krejt botës. Serbia sa herë që ka dashur të grabis toka të fqinjve dhe të krijoj konflikte ka kurdisur skenare të tilla përmes të cilave fajësonte kundërshtarin, dhe përmes këtyre inskenimeve i futej konflikteve kinse po e mbron minoritetin serbë. Këso skenaresh Serbia ka bërë para lufte, në luftë dhe pas lufte. A ju kujtohen inskenimet në Kroaci, në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe gjithandej rreth e shteteve fqinje, aty ku kishte interes e ndizte luftën kinse në mbrojtje të minoriteteve serbe. Rastin e ushtarit i cili ka vepruar në mbrojtje të nevojshme duke e mbrojtur uniformën e ushtrisë që të mos poshtrohet si dhe fizikun e vet është plotësisht në përputhje me ligjet vendore dhe vlerat demokratike perëndimore”, shton tutje ai.
Ai thotë se, po ta kapnin ushtarin protestusit e ta poshtronin duke ia grisur rrobat e ushtrisë, duke e rrahur e poshtëruar publikisht si do të ndihen ata që po e fajësojnë ushtarin.
“Arrestimi i ushtarit në krye të detyres është një goditje e fortë psikologjike kundër moralit të Ushtrise së Kosovës dhe popullit që deshiron të jetojë në paqe, thotë profesor Hyzri Salihu. Shqetësimi i Ambasadorëve dhe politikës së kriminalizuar të Serbisë marrin motiv nga papërgjegjshmëria e disave të Kosovës që bëjnë deklarata të ngutura pa sens politik dhe diplomatik shton Salihu. Si nuk e kuptojnë ambasadorët e vendeve mike se Serbia ka bërë katër luftra në ballkan me përmasa gjenocidi me arsyen e vetme zgjerimin e territoreve. Agresiviteti fashist i Beogradit është i pakorrigjueshëm, pos luftra fashiste që ka bë vetë, ajo nuk kërkon falje përkundra ka dalur hapur në mbrojtje të diktatorit Putin, i cili tenton ta hedhe botën në luftë. Servilizmi i ndërkombëtarëve që po e përkrahin pushtusin na e ka teshur…”, përfundon Halil Geci.