




Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi shteti i Togos ka shpallur çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Për këtë, Hoti ka pyetur se a “a ka politikë të jashtme të Kosovës”.
Ai shtoi po ashtu edhe disa pyetje për ministrinë e Punëve të Jashtme, përfshirë atë se a ka pasur komunikim Kosova me Togon, gjatë këtyre viteve?
Postimi i Hotit:





A është kontaktuar Qeveria e Togos gjatë këtyre dy viteve nga Presidentja, Kryeministri e Kryediplomatja për të ngritur nivelin e bashkëpunimit diplomatik?
A kanë qenë në dijeni për këtë veprim të Togos dhe çfarë kanë bërë për ta parandaluar?
Cili është niveli i koordinimit me aleatët kryesorë për të parandaluar tërheqjet e njohjeve dhe për të siguruar njohje të reja?
A kemi politikë të jashtme apo jo?./Lajmi.net/