Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), ka deklaruar se Albin Kurti “gjendet në një rrugë qorre”.
Sipas tij, Kurti shpesh i ka ngritur lartë standardet por pastaj i ka ulur ato.
“Është rasti i targave ku më pas lëshoi pe”, ka thënë Hamiti te DPT te Fidani në T7.
Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti edhe për qasjen ndaj Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Nuk ka arritur t’i bindë aleatët ndërkombëtarë se Asociacioni nuk duhet të themelohet, ai vetëm se i ka prishur raportet me ta”, ka thënë Hamiti.
Sipas tij, Kurti jep deklarata për mediat ndërkombëtare, por i përbuz ato vendore.
Hamiti ka folur edhe për kohën e presidentit e Ibrahim Rugovës, për të cilin thotë se “për dallim nga Kurti”, Rugova i ka ruajtur raportet me perëndimin në momentet kyqe. /Express