“Kosova në gjendje të rëndë shkaku i Thaçit dhe Mustafës”, kjo marrëveshje ishte ‘fatale’

“Asociacioni nuk është temë jetike kundruall gje noci dit serbomadh dhe njohjes reciproke”

Dialogu Kosovë-Serbi pritet të rifillojë së shpejti, pas uljes së tensioneve që kishin të dy shtetet muajt e fundit.

Një nga temat kryesore të negociatave parashihet të jetë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ku edhe po bëhet presion te qeveria e Kosovës për pranimin e një marrëveshje të tillë.

Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” tha se ka çështje shumë më të rëndësishme që duhet të diskutohen në bisedimet në Burksel, para se të ‘ngutet’ Asociacioni.

“Dialogu me shtetin serb pa përfshirjen e çështjeve jetike në dialogim dhe të njohjes reciproke nuk mund të ketë paqe në Ballkan.

Organizimi i çfarëdo asociacioni nuk është çështje e ngutshme, sikurse është çështja e të humburve, të dëmeve të luftës, të përgjegjësisë për k rim et ndaj njerëzimit, si vr asj et, djegiet, m asak rimet dhe përdhunimet. Natyrisht, se nuk ka perspektive pa riatdhesimin e 1600 martirëve shqiptarë të pagjetur, e që janë nëpër v ar re masive në Serbi. E gjithë kjo duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Është anomali e llojit të veçantë kërkesa ultimative për asociaion kundruall temave vitale të jetës. Nuk mund të krahasohet kurrë vepra gje noc idale me kërkesën për asociacion. Tamam po del, siç thotë populli, “loja e ariut me qengjin””, deklaroi ai.

Kelmendi u shpreh i frustruar se si nuk po janë pjesë e negociatave me Serbinë, ma sa krat dhe dhunimet që serbët realizuan ndaj shqiptarëve.

“Në Kosovë janë v r arë, dj e gur dhe ma sakr uar fizikisht mbi 1300 femijë. Në mesin e tyre edhe beba dhe fëmijë të moshës nën një vjeçare.

Me mijëra përdhunime janë bërë. Janë përdhunuar gra dhe vajza, burra dhe pleqë. Janë dëbuar me represalje fizike e plaçkitje mbi 1 milionë shqiptare jashtë Kosovës.

Dhe, për këto vepra gje noc idale u bënë bombardimet nga NATO ndaj Serbisë.

Po sot, pse nuk kërkohet përgjegjësia? Në planin gjermano- francez apo të UE-së dhe të SHBA-ve nuk janë temat e tilla”, shpjegoi profesori.

Në vazhdim, ai tha se BE po frikësohet nga aleanca e Serbisë me Rusinë, prandaj në vazhdimësi po bënë lëshimë karshi dialogimit me Kosovën.

Shto kësaj faktin, se Kosovën nuk duan ta shohin të pavarur edhe disa shtete të tjera evropiane, përfshirë Spanjën dhe Greqinë.

“Duket se Serbia, mike e Rusisë dhe e shtyrë nga Moska, ka gjetur mjetin e presionit, frontin e dytë të luftës në Evropë, atë në Ballkan. Të frikësuar nga kjo po bëhen lëshime të mëdha.

Në anën tjetër, ka shtete dhe politikanë të UE-së që nuk e duan Kosovën e pavarur.

Greqia mike e shtetit serb ka detyrime të mëdha ndaj shqiptarëve. Është çështja çame dhe ajo e arvanitasëve shqiptarë në Greqi.

Spanja e ka çështjen e popullit baskë. Baskët kërkojnë dhe e kanë realizuar referendumin për shtetin e tyre. Edhe Rumania ka minoritet hungarez.

Ndërsa, Sllovakia është mike sllave e serbëve. Për Qipron dihet ndarja e saj në mes Qipros greke dhe ne Qipros turke. Qipro greke pretendon ribashkimin me ripushtim të Qipros turke. Kjo, e përcjellur me qëndrimet e Francës, ka bërë ndryshime të mëdha në politikën në Ballkan”, theksoi Kelmendi.

Më tej, profesori potencoi se fajtorë kryesor për presionin që po i bëhet Kosovës për nënshkrimin e Asociacionit janë marrëveshjet e politikanëve të pandërgjegjshëm, siç janë Thaçi dhe Mustafa.

“Ikja nga temat jetike dhe kërkesa për asociacion është diçka e re në politikën e SHBA-ve. Natyrisht, se përgjegjësia për asociacion bie te politikanët e pandërgjegjshëm të Kosovës. Kryesisht te Thaçi dhe te Mustafa. Marrëveshiet e tyre me shtetin serb për asociacion e kanë vënë Kosovën në pozitë të rëndë në dialogim.

Mirëpo, kjo nuk është çështje që obligon Prishtinën të mos shtojë temat jetike në dialogim. Dhe, natyrisht se atë as Uashingtonin, as Berlinin, as Londrën e as Parisin nuk e ndalon në kërkim të temave jetike për paqe të qëndrueshme në Ballkan. Kurrë nuk mund të barazohet çështja e asociacionit me 1600 njerëzë shqiptarë të pagjetuar”, nënvizoi ai.

Në fund, Kelmendi kërkoi nga ndërkombëtarët që të kërkojnë llogari nga shteti serb për m asa krat dhe për dhu nim e, njësoj siç po insiston për Asociacionin.

“Këtu kërkohet nga Uashingtoni të kërkojë nga Serbia përgjegjësi, sikurse po kërkon nga Kosova për të filluar punën për asociacion.

Çka e ndalon?Mos është punë e rëndë të gjenden të v rar it shqiptarë të va rr osur në Serbi. Shteti serb i di ku i ka gr opos ur. Apo ndoshta përdhunimet nuk kanë rëndësi në raportet Kosovë-Serbi. Po dëmshpërblimi! Nuk janë këto tema jetike për Kosovën dhe shqiptarët! Na qenka vetëm asociacioni!!?? Jo”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.