Këtë javë në emisionin Kojshia Show mysafirë në studio ishin aktori i njohur nga Shqipëria, Julian Deda, aktori nga Kosova, Simon Tanushi si dhe Miss Përcjellësja e Parë e Kosovës për vitin 2022, Melisa Demhasaj, shkruan Korrespodenti.
Në këtë emision, aktori Simon Tanushi dhe Miss Përcjellësja e Parë e Kosovës Melisa Demhasaj i bënë një “prank” aktorit Julian Deda duke inskenuar një tradhti bashkëshortore. Madje debati mes tyre u bë aq i nxehtë sa që u fol edhe për “shantazhe” si dhe fotomontzha, të cilën i morën vëmendjen aktorit Julian Deda.
Ndiqeni minutën e 42:00 të emisionit për ta parë këtë moment tejet qesharak.