




Dibran Hoxha i njohur ndryshe si “Kobra” ishte dënuar tre herë për veprën e njëjtë penale “Armëmbajtje pa leje”.
Në vitin 2009, Kobra u dënua 1 mijë euro, në vitin 2012 gjykata nuk e kishte rritur dënimin me gjobë, përkundrazi gjoba u zbritë në 850 euro.





Ndërsa për të tretën herë, në vitin 2013 Kobra u dënua për ‘armëmbajtje pa leje” me 800 euro.
Avokati i Kobrës, Nexhat Elshani e arsyetoi mbajtjen e armës me arsyetimin se “arma është për burra”.
“Është një thënjë popullore që arma është për burra edhe mbajtësi I armës paraprakisht e dinë që e ka përgjegjësi dhe në momentin kur t’I zihet edhe përgjigjet. Dhe është përgjigjur dhe në atë mëmyrë dënimin ia ka shqiptu gjykata”, ka thënë Elshani për Betimi për Drejtësi.
Video: