




Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se në Gjakovë ka gjobitur me 500 euro një shofer, pasi ka zhvilluar shpejtësi dyfish më të lartë se sa shpejtësia e lejuar.
Sipas njoftimit, të njëjtit po ashtu i është ndaluar drejtimi i automjetit për një vit në territorin e Kosovës.
Po ashtu bëhet e ditur se ai ka lëvizur me shpejtësi 118 km/h në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h.





“Njësitet patrulluese në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën ‘Gasper Karaqi’ në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren), me datën 14 janar 2023 në ora 13:16, me anë të laserit për matjen e shpejtësisë kanë identifikuar një automjet i cili në këtë segment rruge ku kufizimi i shpejtësisë është 50 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 118 km/h”.
“Ndaj drejtuesit të mjetit (bazuar në dispozitat e Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor) i është shqiptuar gjoba prej 500 euro, 5 pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për një (1) vit”, thuhet në komunikatën për media.